Martohet Melisa Aslı Pamuk/ Ja kush është fatlumi

Showbiz

Bukuroshja e filmave dhe serialeve për të cilën media roz ka folur dhe shkruar shpesh, jo vetëm  për shkëlqimin e saj si një yll i kinematografisë turke, por edhe për jetën e saj private, më në fund bëhet sërish kryefjala e show bizit turk. Melisa  Pamuk dhe futbollisti i njohur Yusuf Yazıcı , të cilët prej kohësh po jetojnë një lidhje dashurie, kanë shkëmbyer unazat  dhe po fillojnë së bashku një jetë të re me martesën e tyre.

Yazıcı, vazhdon karrierën e tij futbollistike në Francë ndërsa aktorja e njohur vazhdon të korrë suksese përmes roleve në projekte të ndryshme. Për shumë kjo martesë erdhi shpejt dhe ka befasuar fansat e dyshes, por për shumë të tjerë kjo ishte e pritshme pasi përgtitjet  për ta çuar në një tjetër stad romancën e tyre  kishin filluar të pasqyroheshin në media duke zbuluar çdo ditë diçka të re rreth martesës së tyre.

Aktorja  Pamuk ka ndryshuar mbiemrin në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Gjithashtu kohët e fundit kanë qarkulluar disa thashetheme rreth arsyes së mosprezencës së aktores në premierat e projekteve ku ajo ka interpretuar, sipas së cilave ajo nuk ishte kthyer nga Franca ku ndodhej së bashku me njeriun e saj të zemrës duke parapërgatitur martesën.