Aktorja e njohur Oyku Karayel dhe këngëtari Can Bonomo janë martuar mbrëmjen e djeshme në një festë të bukur të mbushur me miq e familjarë. Prej dy vitesh, ata ishin të dashuruar dhe këtë vit vendosën të kurorëzonin lidhjen e tyre në një ceremoni martesore. Oyku mbante veshur një fustan të thjeshtë por i cili do të mbetet një kujtim i bukur pasi është dizenjuar posaçërisht për të, nga motra e saj binjake.
Oyky dhe Can janë zyrtarisht burrë dhe grua. Të pranishëm në gëzimin e tyre ishin rreth 150 të ftuar.
Ditën e shtunë pritet të mbahet një festë edhe më e madhe për këtë ditë të shënuar të çiftit të njohur.