Martohen pa zhurmë aktorja Melisa Pamuk dhe futbollisti Yusuf Yazıcı/ Foto

Showbiz

Melisa  Pamuk, aktorja bukuroshe e cila ka portretizuar dhejtra personazhe në seriale të shumta, i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar pa shumë zhurmë në Paris, lidhjen e dashurisë me futbollistin  Yusuf Yazıcı . Pamuk njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në instagram se kishte ndryshuar mbiemrin dhe tashmë ishte një zonjë e martuar. Çifti i njohur ka ndarë fotot e para nga dasma e tyre  në rrjetet sociale. Postimit të çiftit ne rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat të cilët nuk mund të qëndronin indiferentë ndaj lumturisë dhe bukurisë  së çiftit të njohur.  Në shumicën e komenteve  ata janë etiketuar si nusja dhe dhëndri më i bukur i Turqisë.

Melisa Aslı Pamuk  u zgjodh Miss Turqia në konkursin e bukurisë  në vitin 2011, e prej asaj kohe ka shkëlqyer dhe ka arritur sukses edhe në fushën e kinemasë ku ka pikasur me talentin e saj në portretizimin e karaktereve të ndryshme. Shpesh ajo komentohej edhe për jetën private dhe romancat e saj me emra të njohur, siç ishte psh. ajo me aktorin e njohur Mustafa mert Koç.  Nga ana tjetër, futbollisti Yusuf Yazıcı, aktualisht ka lidhur një kontratë  me ekipin francez të Lille.