Martesë e afërt për Deniz Çakir?/ Flitet se aktorja do të shkojë drejt altarit në verë

Showbiz

Ditët e fundit po qarkullojnë zëra se aktorja Deniz Çakir, e cila për shikuesit e Tring sjell ndërmend personazhin e Baharit në serialin “Pafajësia”, po përgatitet të shkojë drejt altarit verën e ardhshme  përkrahë të dashurit të saj Bilgehan Baykal.

Lidhja romantike e çiftit, e cila vazhdon e lumtur prej thuajse një viti, nga prilli i vitit të kaluar, flitet se po i afrohet martesës dhe një kapitulli të ri në jetët e tyre. Deri tani, lidhur me këto pretendime, asnjëri nga të dy nuk ka bërë një reagim zyrtar. Kujtojmë se, edhe më parë aktorja nuk ka dashur të flasë për jetën private dhe nuk ka ndarë detaje as pë lidhjen e saj të dashurisë me Baykal.