Tolga Sarıtaş, aktori i njohur 32 vjeçar dhe e fejuara e tij stiliste Zeynep Mayruk, tre vite më e madhe se ai, kanë ndarë lajmin e gëzueshëm se muajin e ardhëm do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Çifti që duket se po jeton ditë të lumtura dhe të frymëzuara nga bërja e planeve për të ardhmen së bashku, fundjavën që lam pas u shfaqën para kamerave dhe ndan me gazetarët detaje nga planet e tyre lidhur me martesën e afërt. Çifti tregoi se ishin të lumtur me njëri- tjetrin dhe se falënderonin familjarët dhe miqtë e përbashkët për mbështetjen e tyre lidhur me vendimin e përbashkët që dashuria e tyre tani të përparonte në një fazë të re.
Ndërsa po largoheshin nga festa e ditëlindjes së mikeshës së tyre ata u shprehën se jeta meriton çdo ditë të shihet si një fest.Aktori u shpreh se e shihte këtë etapë të re drejt së cilës po shkonte lidhja e tyre e dashurisë, si një ‘festë të rëndësishme’në jetën e tij. Ai rrëfeu: “Jemi në fazën përfundimtare. Po planifikojmë të bëjmë një dasmë të vogël në qershor e cila do të jetë shumë argëtuese . Qëllimi ynë është të argëtohemi dhe shpresojmë të jetë një ceremoni e paharrueshme!“