Bëhet fjalë për Tuba Unsal dhe Mirgun Cabas. Çifti duket se nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Edhe kohë më parë, qarkulluan zëra të tillë por aktorja iu kundërpërgjigj: “Ka probleme si çdo martesë por ne mundohemi t’i zgjidhim. Do të bëja gjithçka sepse jam shumë e dashuruar me Mirgun.”
Megjithatë, duket se këto ditë të vështira janë kthyer përsëri. Aktorja e njohur e serialit “Premtimi” ka shkuar në Spanjë për të festuar ditëlindjen e mikut të tij e për të larguar pak mendjen nga problemet e martesës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëshorti i saj, i cili është larguar në Antalya me të birin Civan Mert.