Akuzimet për racizëm sa vijnë e shtohen kundrejt markave të njohura të modës. Rasti më I fundit ishte ai ndaj Gucci-t I cili nxori në shitje një golf-maskë të zi dhe të hapur te pjesa e gojës. Njerëzit reaguan menjëherë të inatosur dhe e akuzuan markën e njohur për racizëm. Kjo gjë ndodhi pasi bluza të jepte përshtpjen e “maskës së zezë”, që është një grim teatri, që dikur përdorej kryesisht nga performuesit e bardhë për të përfaqësuar një karikaturë të një personi me ngjyrë. Edhe pse dikur është përdorur në masë, sot maska e zezë konsiderohet si racizëm.
Të njëjtën përshtypje ka krijuar te njerëzit edhe një model sandalesh që marka e këngëtares së njohur, Katy Perry ka hedhur në treg. Sandalet ishin me rripa të zinj, dy sy dhe një palë buzë të kuqe, që ngjasojnë shumë me maskën e zezë. Ashtu si Gucci edhe Katy Perry i ka hequr menjëherë nga tregu produktet, pas reagimeve të ashpra nga njerëzit.