Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, kujtojmë që pavarësisht se kanë kaluar 25 vite nga hera e parë në krah të Françesk Radit, të gjithë e kujtojmë me nostalgji Mariza Ikonomin të vogël. Megjithatë kohët e fundit, këngëtarja e njohur e shumë hiteve duket se ka zgjedhur të zhvillojë karrierën shumë larg Shqipërisë, në disa prej destinacioneve më ekzotike që mund të shkelë këmba e njeriut si: Karaibe, Meksikë, Puerto Rico etj. Prej disa muajsh, Mariza ka braktisur Tiranën, për të kënduar në kroçera apo skenat e plazheve më të bukura në botë.
Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar një studio e emisioni ku na rrëfeu më shumë për largimin nga Shqipëria, karrierën dhe jetën e re në disa prej destinacioneve më ekzotike në botë. Duke qenë se ky emision përbëhet nga disa lojëra, Mariza nuk mund t’i refuzonte, përkundrazi e shijoi shumë si eksperiencë. Në lojën “Kapi sekondat”, Mariza iu përgjigj pyetjes se cilat ishin 4 pagesat për të cilat ishte penduar që ka shkuar në koncerte.
“200 mijë lekë (të vjetra), 150 mijë lekë (të vjetra), 500 mijë lekë (të vjetra) dhe 1500 euro. Emmm.. unë kam një tip që bëj shumë edhe për shoqeri dhe nuk mendoj gjatë për pagesat” – shtoi këngëtarja.
E pyetur nga moderatori se çfarë kishte ndodhur me pagesën 1500 euro, Mariza rrëfeu se ishte një rast i shpifur. “1500 euro ka qenë rast shumë i shpifur. Jemi në një treg të çuditshëm. Ai shikonte gjatë gjithë kohës, bëri një skenë…. unë preferova më mirë të mos merrja lekët e të kisha personalitetin tim, dinjitetin tim, nuk i doja lekët”.