Mariza Ikonomi fillon jetën e re, në vendin përrallor!

Showbiz

mariza54
Mariza Ikonomi prej pak kohësh është larguar nga Shqipëria për një eksperiencë të re, që e cilëson tërësisht magjike. Këngëtarja e njohur me një kroçiere udhëton në vende të ndryshme të botës dhe dhuron performanca ‘musical’ për turistët e huaj.Mariza rrëfeu sa e vlefshme është kjo eksperiencë për të dhe si ka qenë jeta larg Shqipërisë. Ajo tregoi se për momentin jeton në Karaibe, vend të cilin duket se e pëlqen shumë. “U bën 4 muaj e gjysmë këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Europën e Veriut. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak”, ka thënë këngëtarja.

mari e1499716723351 780x439

Ajo ka shtuar se performon në kroçiere, por edhe në resorte të ndryshme.Mariza tha se kjo është puna që ka dashur gjithmonë, sepse jo vetëm këndon, por edhe aktron, kërcen dhe udhëton. Ajo ka treguar se në fillim kishte frikë për këtë punë të re, por tani është shumë e lumtur. “Në fillim kisha frikë për këtë kontratë, sepse nuk është aq e lehtë t’i lësh të gjitha për njëfarë kohe, por është diçka që më ka inspiruar”, u shpreh këngëtarja. Pavarësisht se ka hequr dorë këto kohë nga tregu muzikor shqiptar, Mariza tregoi se do të kthehet në Shqipëri me këngë të reja dhe do të bëjë një koncert.