Margot Robbie ndan përjetimin dhe emocionet negative kur mësoi se fotografitë e saj si ‘Barbi’ ishin bërë virale

Showbiz

Ylli i kinemasë Margot Robbie, e ftuar në një program prestigjoz  ka zbuluar ditët e fundit se u  ndie e  tronditur pasi kishte mësuar se fotot e saj gjatë xhirimeve për filmin ‘Barbie’, ku ajo shfaqej me uniformën shumëngjyrëshe dhe patinat e verdha të neonit ishin bërë virale.

Aktorja e famshme 32-vjeçarja, e cila interpreton në rol kryesor për të portretizuar kukullën e famshme, e quajti publikimin e fotografive gjatë xhirimeve në Los Angeles, ‘momentin më poshtërues të jetës së saj’.

Nuk mund t’ju them sa e mërzitur u ndjeva edhe pse po qeshnim dhe po argëtoheshim, po vdisja nga brenda. Ishte momenti më poshtërues i jetës sime”, ishte deklarata befasuese e aktores australiane. Robbie  ishte ftuar në emision për të promovuar filmin e ri “Amsterdam” dhe ndërkohë bëri të ditur se   filmi i ardhshëm ‘Barbie’ pritet që të shfaq premierën më 21 korrik të vitit të ardhshëm.