Marc Anthony, babai i binjakëve të Jennifer Lopez, u martua dy javë më parë me modelen paraguajane Nadia Ferreira. Ata kishin njoftuar fejesën e tyre në majin e vitit të kaluar, ndërsa ceremonia e tyre martesore e bërë dy javë më parë, është e treta për Anthonin.
Lajmi i mirë që ka lumturuar çiftin e ri është njoftuar nga vetë ata pak kohë më parë. Çifti është në pritje të një fëmije! Marc Anthony dhe Nadia Ferreira e bën publik lajmin, ditën e të dashuruarve, muajin e kaluar dhe përmes fotografisë të publikuar në llogarinë e tyre të përbashkët në instagram, shfaqej shtatzania e bukuroshes shoqëruar me mbishkrimin “Dhurata më e mirë për Shën Valentin”.
Ndërsa në një album fotografish pas publikimit të lajmit, Ferreira uronte bashkëshortin e saj për një çmim të fituar me fjalët : “ Çmimet e para të bebit! Urime dashuria ime për për shfaqjen e madhe dhe çmimin mëse të merituar“. Ndërsa pritet që këngëtari i hitit të paharrueshëm “You sang to me”, të bëhet baba për të 7-tën herë, modelja përgatitet të bëhet nënë për herë të parë.
Megjithatë ajo që ra në sy ishte se në ceremoninë martesore fëmijët binjak të Anthonit dhe JLO, Emme dhe Max, nuk morën pjesë, ndërsa Cristian dhe Ryan, fëmijët e nga martesa e tij e parë me Dayanara Torres, e cila zgjati midis viteve 2000 dhe 2004, ishin të pranishëm.
Teksa Torres fitoi konkursin e bukurisë ‘Miss Universe në Meksikë’ në v.1993, Nadia përfaqësoi vendin e saj Paraguajin në konkursin Miss Universe të mbajtur në Izrael në dhjetor 2021 dhe u kurorëzua e dyta duke përfaqësuar një nga më të bukurat e Indisë. Nga ana tjetër, martesa e Marc Anthonyt me Jennifer Lopez zgjati 10 vjet, midis v 2004 dhe 2014 dhe sollën në jetë dy fëmijë, binjakët Emme dhe Max.