Para dy ditësh, ajo na habiti të gjithëve teksa u shfaq në shoqërinë e princit Archie (kjo ishte dalja e tretë publike për vogëlushin), dukeshën e Cambrige, Kate Middleton dhe fëmijët e saj, ndërsa mbështesnin princat William dhe Harry në një ndeshje polo.
Mirëpo, teksa Meghan po shijon hapat e parë të mëmësisë, shumë gra angleze kanë shpërthyer në kritika për të, rreth mënyrës si mban të birin apo pse nuk i kishte vënë kapele princit të vogël për ta mbrojtur nga dielli. Në llogarinë e ”Sussex Royal” në Instagram komentet kanë vërshuar lumë, mirëpo akush nuk i ka bllokuar deri tani.