Vera Ora është nëna e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Rita Ora. Ajo gjithmonë ka dalluar për format fizike të përkryera dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që tregon për veten. Këtë gjë duket se e kanë vënë re edhe firmat e mirënjohura ndërkombëtare të bikinit dhe nuk kanë nguruar ta venë para aparatit për të pozuar për to.
Firma e njohur “Melissa Odabash” ka pasur për qëllim të inspirojë gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe kush më mirë se një mjeke mund ta bënte më mirë këtë. “Jam shumë krenare që jam pjesë e përkrahjes së grave të prekura nga sëmundjet e gjirit. Së bashku me dizejneren e famshme”,- shkruan Vera. Kjo nuk është hera e parë që nëna e Rita Orës bëhet pjesë e një fushate të tillë, pasi edhe pak kohë më parë ajo u bë pjesë e një fushate ndërkombëtare ndërgjegjësimi.