Të gjithë flasim për sukseset e Rita Orës dhe sesa krenarë na bën sa herë që bashkë me emrin e saj përmendet edhe Shqipëria. Pas këtij emri qëndron dikush që e mbështet Ritën në rrugën e vështirë të artit. Është Vera Ora, nëna e saj.
Mjeke psikiatre në profesion, por që jashtë përparëses së bardhë ajo ka një pasion për fotografinë dhe modën. Vera shfaqet gjithmonë e kuruar dhe e kombinuar me shumë stil sa herë që pozon përpara aparatit fotografik. Serioze, sportive herë pas herë, në disa raste edhe sensual profili i saj duket si një oaz i larmishëm ngjyrash, stilesh dhe kombinimesh.