Yolanda Hadid është mamaja 55-vjeçare e dy modeleve shumë të njohura Gigi dhe Bella Hadid. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me të brendshme, por mesazhi që ka përcjellë ka qenë më i rëndësishëm se sa imazhi i ofruar. Yolanda ka ndarë me ndjekësit vendimin për të eleminuar gjithë sasinë e ‘botox-it’, ‘filler-it’ që kishte në trup dhe implantet e silikonit në gjoksin e saj.
Ajo ndau me ta një këshillë shumë të vlefshme duke thënë se të gjithë duhet të kenë kujdes dhe të mendohen mirë para se të vendosin të bëjnë ndryshime në trupin e tyre. “U deshën shumë vite të zhbëja disa veprime të gabuara në jetën time. Është e rëndësishme të duam bukurinë e brendësisë sonë”, ka shkruar mamaja e dy modeleve.Ajo shtoi se tashmë është duke u përpjekur të ketë një jetë sa më të shëndetshme, pa ndërhyje plastike dhe se e ka pranuar veten ashtu siç është.