Mamaja e Dua Lipës poston foton e rrallë me kostumin tradicional shqiptar!

Showbiz

 

Edhe pse një nga këngëtaret më të suksesshme, Dua Lipa bashkë me familjen e saj e pranojnë me krenari se janë shqiptarë. Së fundmi, Anesa Lipa, mamaja e Duas, ka publikuar një foto të vjetër, e veshur me një kostum tradicional shqiptar, në vitin 1997.

Duket se të qëndisurat e veshjes janë argjend dhe janë të bëra vetë. Ndryshe nga si e kemi parë gjithmonë, Anesa shfaqet me flokë brune në këtë foto, megjithatë përveç flokëve, duket se nuk ka ndryshuar shumë. Në postim ka komentuar dhe Dua, bashkë me motrën e saj dhe të dashurin Isaac.