Mamaja e Bella Hadid i përgjigjet të gjithëve për akuzat ndaj së bijës!

Showbiz

hadids
Personazhet e njohur vendosen në qendër të vëmendjes jo vetëm për profesionin e tyre, por edhe për mënyrën si duken dhe jetën personale. Shpesh akuzohen për operacione plastike dhe ndërhyrje kirurgjikale, edhe nëse vetë ata nuk e pranojnë. Mamaja e Bella Hadid, Yolanda postoi në Instagram një foto të sajën, ku siç shprehet ajo është e lirë nga “ndërhyrjet në gjoks, në buzë, botoksi, extensions dhe çdo budallik tjetër që mendoja se më duhej në mënyrë që të isha në rregull me atë që shoqëria më kushtëzoi të besoja se si që një grua seksi duhet të dukej”. Dhe ajo duket fantastike.

yolanda

Por sigurisht që njerëzit do ta gjenin sërish diçka për të komentuar. Njëri prej ndjekësve i rikujtoi për të gjitha ndërhyrjet e shumta që thuhet se Bella ka kryer. “Asnjë nga fëmijët e mi nuk ka bërë asnjë ndërhyrje apo botoks apo të fusin ndonjë gjë të huaj në trupin e tyre. Ata dinë të bëjnë më mirë, pasi panë se çfarë unë kalova.”- ka qenë komenti i saj. Edhe vetë Bella ka mohuar ndërhyrjet, pavarësisht se shumë foto të hershme të saj tregojnë të kundërtën.

bfd7b55d214581b2664748a06c9e7aed