Dje me datë 23 shkurt, Barbara d’Urso kishte të ftuar special aktorin e shumë pëlqyer të serialeve turke, Can Yaman. Aktori me miliona followers në rrjete sociale, sapo ka përfunduar shërbimin e tij ushtarak në Turqi.
“Komandantët ishin të mrekullueshëm. Kemi bërë biseda të ndryshme së bashku. Mund të them që nuk ka qenë shumë e lodhshme.”
Ai gjithashtu foli dhe për mamanë dhe gjyshen e tij.
“Mamaja ime është 53 vjec dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë sëbashku, pasi unë jam dhe fëmijë i vetëm. Mamaja dhe gjyshja ime qajnë gjithmonë sa herë më shohin duke u martuar në ndonjë serial. Sikur po martohem në të vërtetë.”
Për shkak të Coronavirus, Can nuk pati mundësi që të takonte fansa të tij.
“Fansat më ndjekin kudo që shkoj. Në verë isha për pushime në Napoli me tim atë. Nuk e mendoja që do të isha kaq i ndjekur.”
I pyetur se cila është prototipi i gruas ideale, ai u përgjigj.
“Eshtë një pyetje paksa kritike. Nuk mund të jap disa karakteristika fikse, pasi varet nga karakteri. Më duhet kohë që ta njoh, të kaloj kohë me të.”
Në fund ai shprehu edhe një dëshirë.
“Kam qenë shumë kurioz për të njohur kulturën italiane. Dua të jetoj në Itali. Dhe dua të pi një kafe me ty herën tjetër.” – tha Can drejtuar Barbara-s.