Për publikun shqiptar aktorja Jacqueline Bracamontes u bë e njohur më pjesëmarrjen e saj në serialin “Budallackat nuk shkojnë në parajsë”. Vetëm një muaj pas lindjes Jacqueline është në formë të përkryer fizike. Rreth një muaji më pare, aktorja e njohur e serialeve meksikane u bë nënë e dy vajzave binjake. Emilia dhe Paola e bënë aktoren nënë për herë të pestë. Mesa duket aktorja ka marrë një periudhë pushimi dhe distancimi nga karriera e saj për t’iu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve.
Ditën e djeshme ajo ka qenë prezente në një ceremoni që organizonte televizioni ku punonte para lindjes dhe ajo çfarë ra më shumë në sy ishte pamja e aktores.
Ajo shkëlqente nën petkun e një fustani të zi dhe trupi i saj nuk ka ndryshuar thuajse fare.