Pikërisht kur të gjithë po e simpatizonin edhe më tepër vajzën e madhe të presidentit Barack Obama, Malia, duket se diçka ka ndodhur dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer nga komentet negative për të.
Në një festival të muzikës, “Lollapalooza” në Chicago, nëpërmjet një videoje, është parë se Malia Obama ka qenë duke tymosur marijuanë (apo cigare, sepse ende nuk është konfirmuar, megjithatë shumica thonë se ajo është marijuanë).
Menjëherë komentuesit janë shprehur se ky është një gjest i pahijshëm dhe një model që nuk duhet dhënë te të rinjtë, ndërkohë që të tjerë e kanë mbështetur duke thënë se ajo është një vajzë e re, ka mbushur moshën për të qenë e rritur dhe nëse është duke tymosur marijuanë është duke e bërë në një vend ku kjo e fundit është e legalizuar.
Ka edhe nga ata komentues të cilët kanë rikujtuar një episod të një interviste ku presidenti Obama ka treguar se edhe ai ka provuar të tymosë marijuanë kur ka qenë student, madje ka qenë pikërisht nën efektin e saj kur ka zgjedhur degën e “Shkencave politike” në universitet.
Për këtë video që po qarkullon dhe për të gjitha komentet në rrjete sociale, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.