Majlinda Bregu rrëfen për My Living: «Ja lumturia dhe frika ime më e madhe…»

Showbiz

mylibmajlid.jpg

E ftuara e kësaj të shtune në programin My Living” që transmetohet në Living HD ora 18:00 e në Vizion Plus ora 19:40, ishte Majlinda Bregu. Për herë të parë për një kamer televizive ajo hapi derën e shtëpise së saj dhe tregoi në një bisedë miqësore stilin e jetesës. Rrefeu për raportet që ka sot me familjen, me politikën shqiptare, dhe se si reagon kur shikon sulmet në rrjet. Tek shijojnë të dyja kafen e mëngjesit në shtëpi, që Majlinda pi ndonjëherë dhe dy, Bruna së bashku me Majlindën, politikanen e parë shqiptare me postin më të lartë në arenën evropiane zhvillojnë një bisedë shumë të ngrohtë e miqësore.

Si erdhi tek ju ky post?

Majlinda: Nuk erdhi asgjë tek unë, ishte një porces gare i mirëfilltë, për të marrë detyrën dhe në atë proces gare, votimi lobimi dhe të gjitha me rradhë, në fund fare fitova unë dhe Shqipëria, sigurisht në vend të parë Shqipëria dhe pastaj unë.

Bruna: Nëse mund të me tregosh për stafin, organikën në varësinë tënde, është një stafi madh dhe a ka shqiptarë?

Majlinda: Stafi është i madh, por nuk duam tëna marrin më sysh kaq shpejt, prandaj nuk I tregojmë të gjitha. Ka shqiptarë në staf, ka nga të gjitha vendet. Stafi lokal është nga Bosnja Hercegovina dhe të tjerët pastaj janë në bazë të pozicioneve dhe konkurseve kur hapen.

Bruna. T’u desh kohë që të ambjentoheshe me pozicionin tënd tëri?

Majlinda: Përshtatem shpejt kur e kam ndarë mëndjen. Në momentin që e ke ndarë mendjen, let’s do it. Është e vetmja rrugë.

Bruna: Të gjitha fotot që ti poston në rrjete sociale, në Shqipëri kthehet në lajm.

Majlinda: Ma thonë dhe vajzat e PR këtu, që në momentin që duan të prodhojn një lajm duhet të hedhin një foto timen që të kemi mundësi të na e lexojnë lajmin.

Bruna: Jo gjithmonë komentet që vijnë mbas fotove janë pozitive. I lexon apo preferon mos t’i lexosh?

Majlinda: Dëgjo unë sot jam 45 vjeç dhe nuk pres fare të më ndikojë, të shoh veten apo të kem dyshime për veten për këtë sjellje në komentet e dikujt që nuk më njeh. Gjithmonë do ta shohësh veten në një sulm apo breshëri komentesh të pamerituara. Por nuk më shqetëson asnjë njeri që nuk më njeh dhe që në një moment të caktuar për hir të fasiltetit që i ka dhënë teknologjia nuk ka as emër, mund të paguhet si ndodh rëndom, ka bërthama digjitale që paguhen për të bërë këtë gjë, share të një lajmi apo një antilajmi po për të ndërtuar dhe sulmuar.Asnjë nga këto nuk arrin të më shqetësojë. Më vjen keq që kur shoh komente pozitive, ose mi referojnë, nuk kam kohë t’i përgjigjem, sepse një koment pozitiv mbështetje është gjithmonë për t’u vlerësuar. Por e kam të pamundur të kaloj kohë duke lexuar komente sepse përndryshe do të merresha vetëm më telefonin, FB, IG, Twitter dhe me sa llogari sociale ka sot. Ndaj në këtë pjesë kam një kornizë shumë të mirë. Prandaj nuk me prek dot çdo gjë.

-640-0-5c98b99fc2439.jpg

Bruna: Çfarë është për ty lumturia e përkryer ?

Majlinda: Një ditë me shi, në një shtëpi druri, në mes të pyllit ku të kishte dhe pak det. Dhe të kem mundësinë të leXoj në divan me orë dhe tëmos më shqetësojë njeri. Kyështë ideali që imagjinoj, mundësisht më një palë tuta në shtëpi e pa krehur dhe e pa lyer. Të kesh mundësinë të dëgjosh shiun por të kesh dhe gjelbërimin dhe një liqen apo det jashtë.

Bruna: Cila është frika jotë me e madhe ?

Majlinda: Të shoh të lënduar një person që dua.

Bruna: Cili është tipari që nuk pëlqen te vetja?

Majlinda: Që nuk di të eci ngadalë dhe të bëj gjëra ngadalë.

Bruna: Po te të tjerët cfarë nuk të pëlqen?

Majlinda: Te të tjerët nuk pëlqej dot rehatinë dhe këtë cekëtinën. Kur shoh dhe takoj njërëz që u duket se jeta e tyre është 2240 mijë vjet dhe e nisin ditën duke u zgjuar nga gjumi në orën 11 dhe pastaj vazhdojnë me një kafe dhe dy kafe dhe nga dreka thonë kismet shohim se çfarë do të bëjmë dhe nuk kanë një program dhe nuk i ngacmon një gjë së brëndshmi dhe nuk kanë një betejë me veten këta janë njerëzit që mua më çmendin fare. Nuk e di se si ja dalin në jetë që të vazhdojnë dhe te ecin pak më tej.

Bruna: Në cila rrethana do tëgënjeje ?

Majlinda: Për të mbrojtur një njeri që dua apo diçka që dua.

Bruna: Cili është rrugëtimi yt i preferuar ?

Majlinda: Kohët e fundit ai për në shpi ku takoj kalamajtë.

Bruna: Cilën shprehje përdor më shpesh gjatë ditës.

Majlinda: Varet nga rrethanat. “Rrofsh” nëse jam me shqiptarë, “good” është një nga fjalët që përdor më shpesh në zyrë, dhe pasatj varet nga rrethanat dhe nga gjuha.

Bruna: A ka diçka të cilen e ke bërë dhe je ndjerë keq apo je penduar për atë gjë?

Majlinda: Sigurisht që ka plot gjëra të cilat në një moment kam dashur që të mos i kem bërë. Por nuk besoj se kam gjëra madhore të cilat të kenë ndryshuar rrjedhën time apo të më kenë lënë gjurmë kaq shumësa ta ndjej veten keq.