Deklarata e ish të dashurës së Majk, Majlinda Zeka, shokoi të gjithë fansat. Në përgjigjen e një pyetje të bërë në ‘Instagram’ ajo tregoi se Majk nuk kujdeset aspak për të birin. Lidhur me këtë deklaratë reperi nuk dha asnjë kundërpërgjigje, kështu që fjalët e Majlnidës rezultojnë të jenë të vërteta.
Pas kësaj fansat e reperit, i janë kundërvënë atij dhe në foton e fundit të publikuar, ku ai zbulon se ka blerë një makinë shumë të shtrenjtë. Ata i thonë se kjo nuk është diçka për t’u mburrur pasi për djalin nuk jep asnjë ndihmë financiare.