Reperi i njohur kosovar, Majk, ka bërë ironi duke “shënjestruar” ato vajza që bëjnë operacione plastike.
Ai ka bërë në Instagram 3 postime, të cilat lidhen me vajzat të cilat kanë bërë buzët botox dhe sesi janë transformuar tani në kushte karantine. Fillimisht Majk ka postuar një foto e cila tregon ndryshimin e buzëve me botox të vajzave para dhe pas karantine.