Majk është një nga reperët më të sukseshëm në vendin tonë. Ai sigurisht është gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private. Kohët e fundit në media u fol se reperi i ka dhënë fund lidhjes së tij disa mujore me bukuroshen Melita Nushi. Duket se thashethemet kanë qenë të vërteta pasi ai vetë konfirmoi se është single. Lidhja ka përfundur prej disa javësh dhe tashmë reperi është beqar.
Majk foli edhe për projektet e ardhshme ku premtoi disa surpriza për publikun. Ai vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me Ylli Limanin i cili titullohet “Krejt ti fala” dhe ka rezultuar një sukses. Reperi rrëfeu se në këtë këngë teksti ka copëza nga jeta e tij reale.