Mozzik dhe Loredana zyrtarizojnë lidhjen?

Showbiz

lmlm
Me hyrjen në industrinë e muzikës së Loredanës, të dashurës së Mozzik, duket se gjërat midis çiftit shkojnë akoma edhe më mirë. Këta të fundit shihen gjithmonë e më tepër në praninë e njëri tjetrit ndërkohë që nuk ngurrojnë të postojnë vazhdimisht arritjet në klikime të këngëve të tyre, duke treguar suport të vazhdueshëm edhe publikisht për njëri tjetrin.

mozzik lor

Mirëpo, një postim i fundit i Mozzik duket sikur ka provokuar ndjekësit e tyre më besnikë të cilët tashmë po dyshojnë se dyshja do ta çojë në një nivel tjetër lidhjen e tyre.“Gruaja ime” – shkruan Mozzik në Instagram teksa ka postuar klipin e Loredanës. Pra, ishte thjesht mënyrë e këndshme të të thirrurit partneren apo këmbanat e një dasme të mundshme po dëgjohen?