Maite Perroni gati për projektin e ri…

Showbiz

Lajm i mirë për fansat e yllit të telenovelave meksikane, Maite Perroni! Së shpejti aktorja e cila menjëherë na kujton personazhin e paharrueshëm të Mariçuit si një nga rolet e saj më të paharrueshme, do të angazhohet për një prodhim të ri të zhanrit dramatik. Emri i saj, u zgjodh për të interpretuar në rolin protagonist në projektin e ri, transmetimi i të cilit do të jetë në Netflix. Deri tani është mësuar se bëhet fjalë për një serial të bazuar në një sukses të madh të ‘Televisës’. Vepra në fjalë do të jetë një përshtatje e modernizuar e një telenovele të vitit 1995 e më shumë se dhjetë vjet më vonë, të sjellë sërish në vitin 2006. Një histori e cila vendos në fokus, jetën e trinjakeve, në këtë version të ri, do t’i besohet Perronit që t’i jetësojë të tre personazhet në të njëjtën kohë. Pritshmëria e Netflix është që rikthimi për herë të tretë i së njëjtit subjekt edhe pse më i moderuar, të përsërisë suksesin e dy prodhimeve të para.