Rita Ora është tashmë një emër i njohur i muzikës ndërkombëtare. Ajo është mjaft e dashur për publikun jo vetëm për këngët e saj por edhe për shkak të pamjes së saj mahnitëse. Në çdo shfaqje, Rita dallon për elegancën e saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në premierën e “Netflix Get Down” në New York, ku ajo ka veshur një fustan mjaft të bukur i cili i nxirrte në pah linjat e saj trupore.