Pas një kohe shumë të gjatë dyshimesh dhe thashethemesh Madona më në fund pranoi faktin që mes saj dhe Michael Jackon kishin pasur një marrëdhënie më përpara.
Këtë “secret”ajo e zbuloi në emisionin e famshëm me prezantues James Corden.
“Sigurisht që është e vërtetë. Unë nuk kam patur asnjëherë shansin të flas për këtë gjë sepse askush nuk më ka pyetur”, tha këngëtarja duke shtuar madje se ajo kishte bërë lëvizjen e parë duke qenë se Michael ishte natyrë e ndrojtur.
Megjithatë pak ditë pas intervistës, burime pranë këngëtares zbuluan dhe arsyen përse marrëdhënia e tyre nuk funksionoi.
“Ajo u shfaq në një intervistë dhe tha se do dëshironte që ai të kishte një pamje të re dhe t’i hiqte qafe ato flokë. Michael u nxeh dhe besoj se nuk i foli më kurrë”, tregoi një person pranë Mbretëreshës së Pop-it.