“Medellin”, bashkëpunimi i ri i Madonnës dhe Malumës është publikuar në 17 prill, por pritet që videoklipi të jetë qershia mbi tortë. Madonna ka publikuar disa video “teasers” në rrjetet e saj sociale dhe të gjithë ndjekësit janë fiksuar pas martesës së saj me artistin latin.Ajo shfaqet e veshur me fustan të bardhë me vello, një kapele coëboy dhe dorashka lëkure. Me duart në qafën e Malumas, çifti ka dhënë një pamje shumë sensuale. Në një tjetër video, ajo shfaqet duke bërë një kërcim në rresht, e shoqëruar nga njerëz të veshur me kostume glamuroze, si për karnavale.
Kënga e tyre e re është pjesë e albumit të këngëtares “Madame X” dhe në qendër ka gjetjen sërish të dashurisë dhe martesën.“Malumën e takova në prapaskenat e MTV dhe ishte shumë i këndshëm. Ditën tjetër, më dërgoi lule duke thënë se ishte një nder i madh për të që të më takonte.”- tregoi Madonna për nisjen e bashkëpunimit.Na mbetet vetëm të presim dasmën amerikano-latine të artistëve.