Madonna kujton me trishtim ndarjen e nënës nga jeta/ “Më thanë se ajo po flinte…”

Showbiz

Përmes një postimi të saj Madonna ka kujtuar nënën e ndjerë Louise Ciccone, e cila ndroi jetë në moshë fare të re, kur ajo ishte 30-vjeç dhe kur këngëtarja e famshme ishte vetëm pesë vjeç. Së fundmi mbretëresha e popit sot 65-vjeç, kujtoi në turneun e saj të  fundit përmes fotosh teksa performonte para ekraneve të mëdha imazhin e nënës së saj. “Kam qëndruar në skenë për 81 koncerte duke menduar çfarë do të mendonte nëna ime nëse do të jetonte dhe do të më shihte sot”, citonte ajo duke shoqëruar fotot. “Hyra  në kamionçinë dhe mbylla derën duke mos e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihja”, u  shpreh ikona e popit. Madonna zbuloi se mes tragjedisë familjare në atë kohë, të rriturit e familjes së saj nuk i kishin shpjeguar se çfarë po ndodhte me të. “Askush nuk më tha se ajo po vdiste, thjesht e pashë të shpërbëhej në mënyrë misterioze dhe më pas ajo u zhduk dhe nuk kishte asnjë shpjegim përveçse më thanë se ajo kishte shkuar për të fjetur”, kujtonte në rrëfimin  e trishtë. Fituesja e çmimeve Grammy tha se shpjegimi që lidhet me gjumin dhe vdekjen e nënës së saj ndihmonte në shpjegimin e një ‘marrëdhënieje të trazuar me gjumin’ që ajo kishte. Artistja e dhjetra hiteve tha se shfaqja e imazhit të nënës gjatë tureve muzikore ndër vite kishte pasur një ndikim tepër të madh tek ajo.

Hyra  në kamionçinë dhe mbylla derën duke mos e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihja.”, kujtoi ikona e popit. Madonna zbuloi se mes tragjedisë familjare në atë kohë, të rriturit e familjes nuk i kishin shpjeguar se çfarë po ndodhte me nënën e saj. “Askush nuk më tha se ajo po vdiste, thjesht e pashë të shpërbëhej në mënyrë misterioze dhe më pas ajo u zhduk dhe nuk kishte asnjë shpjegim përveçse ajo kishte shkuar për të fjetur”,kujtonte në rrëfimin  e trishtë.