Madonna është shfaqur së fundmi në një nga protestat e organizuara në Londër, për kauzën tashmë globale “Black Lives Matter”, të cilat kanë nisur fillimisht në SHBA për shkak të vrasjes së George Floyd. Mbretëresha e muzikës pop, është shfaqur në krah të shumë protestuesëve dhe personazheve të famshëm si Anthony Joshua dhe Boris Becker.
Duket se fakti që është me paterica, për shkak të një lëndimi në gju që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar, nuk e ka penguar 61-vjeçaren t’i bashkohej kësaj proteste dhe të ngrejë zërin kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.
Madonna u shfaq me një bluze me mbishkrimin “Black Lives Matter”, ndërkohë që mbante një palë syze dielli të mëdha. Artistja është vetëm një nga yjet e showbiz-it që i është bashkuar kauzës, jo vetëm në rrjetet sociale dhe nëpërmjet platformës së saj, por edhe fizikisht.