Madonna heq dorë nga muzika?

Showbiz

madona
Ajo konsiderohet si mbretëresha e muzikës pop dhe një ikonë dhe shembull për t’u ndjekur nga të gjithë artistët e rinj. Mirëpo projekti i fundit i Madonnës nuk do të ketë të bëjë me muzikën. Këngëtarja do të vijë shumë ndryshe, konkretisht në rolin e regjisores për një film kushtuar jetës së një balerine të quajtur Michala DePrince. Filmi do të tregojë sesi balerina e ardhur nga një jetimore, arriti të realizojë ëndrrën e saj, madje të bëhet një nga balerinat më të mira.

maadona

Filmi do të titullohet “Taking Flight”, skenari i të cilit është marrë nga autobiografia e balerinës. Këngëtarja ka treguar se ky projekt e ka rënduar tejmase gjendjen e saj psikologjike, pasi ishte njohur me jetën e vështirë të balerinës. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Madonna vjen si regjisore, pasi ky do të jetë filmi i tretë nën regjinë e saj.