Së fundmi lajmet se ikona e muzikës, Madonna është ndarë nga partneri i saj boksieri dhe trajner i fitnesit Josh Popper, u përhapën me shpejtësi. Këngëtarja 65-vjeçare, filloi lidhjen me 29-vjeçarinpas njohjes me të përmes djalit të saj të adoptuar, David Banda, 18 vjeç, i cili kishte marrë mësime boksi në palestrën e tij Bredwinners në New York. Josh dhe Madonna e nisën romancën në fillim të vitit 2023 dhe e zyrtarizuan atë vetëm pak muaj më pas. Fillimisht ata ishin të pandashëm. Artistja i ndiqte nga afër ndeshjet ku ai merrte pjesë dhe brohoriste emrin e tij e më pas ky i fundit iu bashkua asaj për një pushim në Portugali gushtin e kaluar për ditëlindjen e saj. Por me kohën u duk se edhe romanca e tyre filloi të zbehej.
Madonna është takuar shumë rrallë me Popper gjatë kësaj periudhë sepse ka qenë shumë e zënë me turet dhe projektet e reja muzikore. “Mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga romanca e dikurshme por ata ende gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin dhe ndajnë një miqësi të vyer”, ka cituar ‘The Sun’ një burim të afërt me këngëtaren. Ndërkohë, Madonna ka qenë e përfolur për shumë lidhje në të kaluarën. Ajo ishte e martuar me aktorin Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989, por lidhja e saj më e famshme është njohur ajo me regjisorin Guy Ritchie që zgjati prej vitit 2000 deri në vitin 2008.