Lyrical Son tregon anën e tij romantike, për 6 vjetorin e martesës!

Showbiz

lyrical son
Këngëtari Festim Arifi i njohur me emrin e artit si Lyrical Son, është ndër të parët reperë që i ka kënduar dashurisë. Përpos këngëve ai herë pas here i dedikon partneres, Gresa Krasniqi, fjalë romantike. Ditën e sotme ai ka pasur një arsye shumë të fortë për t’i shkruar disa rrjeshta, pasi ata festojnë 6 vjetorin e martesës.

lyrical
“Urime 6-vjetorin zemër. Faleminderit Zotit që të dha shëndetin , dashurinë, durimin dhe vullnetin që të jesh gruaja ime dhe nëna e fëmijës tim. Të don Ikuqi shumë”, shkruan Festimi krahas fotos ku shfaqet me bashkëshorten.