Lyrical Son sulmon hapur gazetarin britanik…

Showbiz

lyrical son
Në përgjithësi reperët shqiptarë janë ata që mbështesin më fortë idetë nacionaliste dhe dalin kundër çdokujt që përpiqet të hedh baltë mbi historinë. I njëjtë është edhe rasti i reperit të njohur, Lyrical Son, i cili sot ka dalë publikisht hapur kundër një gazetari britanik. Graham William Philips në disa artikuj të tij ka shkruar kundër Kosovës dhe së fundmi ndaj UÇK-së, duke e cilësuar si organizatë terroriste.

1 8

Lyrical Son ka publikuar në ‘Instagram-in’ e tij profilin e gazetarit dhe u ka kërkuar të gjithëve t’i bëjnë ‘report’. “Report këtij njeriu të fëlliqur. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht ndonjë ‘hacker’ t’ja mbyll këtë faqe dhe të mos i lëmë vend në internet këtij gënjeshtari të fëlliqur”, – ka shkruar reperi.Më pas Lyrical u ka kërkuar të gjithëve të kërkojnë në ‘google’ për emrin e tij dhe të reagojnë ndaj çdo lajmi që ai publikon.Gazetari britanik, Graham Philips njihet si një person kontraversial që ka lidhje me separatistët rusë.

2 5