Lumi B rrëfen detajet personale: Jam bërë reper më i fortë që kur…

Showbiz

lumi b
Lumi B ka treguar diçka më shumë rreth historisë së tij me bashkëshorten, Mirandën. Ata janë njohur që në gjimnaz bashkë dhe kanë kaluar shumë kohë si shokë.Propozimi për t’u martuar në fakt, nuk ishte nga ata romantikët dhe të mirëmenduarit. Lumi ka treguar se atë periudhë ishin të ndarë dhe kur kishin rifilluar të komunikonin, reperi i kishte thënë:

 640 0 5bcef62658192

“Kur të kthehemi do fejohemi e martohemi menjëherë, nuk kemi për të kaluar më gjëra si këto(duke iu referuar ndarjes).” Ndërkaq, ai ka folur edhe për djalin e tij, Blinin. “Blini më ka ftilluar, më ka futur në binarë. Të gjithë njerëzit më kanë thënë se je bërë reper më i fortë që kur të ka lindur djali. Ndoshta atëherë kam filluar të marr seriozisht gjithçka. Familja më ka ndryshuar shumë si njeri.”