Gjithçka nisi nga një koment i bërë nga këngëtarja e njohur turke Hadise. “Unë Murat dhe muskujt e tij” shkruante ajo në një foto të postuar në instagram. Megjithatë, kaq ka mjaftuar që portalet në Turqi ta interpretojnë këtë si lufta e dy artisteve për Murat. Kujtojmë këtu se Asli Enver, aktorja e “Nusja nga Stambolli” u pajtua me Murat Boz pas një periudhe të gjatë ndarjeje. Pas thuajse 7 muajsh ata vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit. Ndaj, sipas fansave ky koment nga Hadise ishte i tepërt. Vet artistët nuk kanë deklaruar asgjë por fansat e tyre nuk pushojnë së komentuari. Ata janë të ndarë në dy grupe, ata që janë kundër Hadises dhe e quajnë këtë provokim të saj të pafalshëm e nga ana tjetër ata që mendojnë se komenti i këngëtares nuk ka asnjë të keqe.