Birce Akalay iu përgjigj deklaratave të koleges së saj Esra Dermancıoğlu ndaj kolegëve që shkuan në Kanë. Në një deklaratë Dermancioglu ishte shprehur : “ Unë duhet të isha atje, jo ata”. Por reagimi i parë mbrriti nga Akalay.
Reagimi i kësaj të fundit mori mbështetje nga shumë artistë të tjerë. Veç Birce Akalay edhe këtë vit në Kanë morën pjesë shumë emra të njohur të ekranit turk si Hande Erçel, Pinar Deniz, Meryem Uzerli e Özge Özacar.
Dermancıoğlu, e njohur për aktrimin e saj të suksesshëm, kritikoi bukuroshet turke që ecën në tapetin e kuq në Kanë duke cituar “Nuk jam 90-60-90, por jam aktore profesioniste“, Dermancıoğlu vazhdoi me deklarata të ashpra duke shtuar “Duhet të isha në Kanë! Apo mos vallë duhet të bëja operacione plastike për të shkuar? Do doja të ishte dikush tjetër aty për të komunikuar, përveç shëtitjeve të zhveshura”.
Por duket se Akalay nuk ka mundur ta injorojë reagimin e koleges saj dhe u kthye nga Kana në Stamboll me një përgjigje: “Nuk dua të komentoj fare, por në përgjithësi më duket shumë i turpshëm një reagim i tillë. Nuk dua të krijoj polemika. Thjesht më duket e turpshme”.