Këngëtarja Vesa Luma dhe Big Basta janë izoluar në shtëpinë e tyre në Zelandën e Re pasi shifrat e koronavirusit po rriten në mbarë botën.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar si po e përjeton pandeminë që e quan ‘luftën e dytë’ të jetës së saj pas luftës së Kosovës.
“Duke shijuar ditën e fundit të “lirisë” ..kush kish me thon..kjo është lufta e dytë që po e përjetoj..kësaj herë ndaj një të panjohure. Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri #lockdown.. dej n’kismet”, shkroi Vesa.
Në vendin ku ata jetojnë ka vetëm 28 të infektuar me koronavirus dhe asnjë viktimë.