Që prej fillimit të karantinës, Lorik Cana është zhvendosur në Romë ku përveç stilit të ri të jetesës që i ka imponuar karantina, ish-kapiteni i Kombëtares po i gëzohet edhe prindërimit me kohë të plotë. Por duket se me Monica-n nuk i ka punët edhe aq mirë sa do të donim.
Jo, nuk është ashtu siç po mendoni, problemet e tyre fillojnë dhe mbarojnë në kuzhinë. Ai ka treguar përmes një postimi në “Instastory”, se gruaja e tij pas dy muajsh po gatuan për herë të pare. Sipas tij, kjo datë duhet të mbahet mend.
“08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh”, shkruan ai me humor.
Kujtojmë se në janar të këtij viti, Monika i solli në jetë vajzën që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Me siguri, për shkak të përkujdesjes së madhe që ka pasur për vajzën e vogël, Monica e ka lënë pas dore Lorikun…