Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monique, prezantuan dje në Instagram vogëlushen Enkeleida.
“Enkeleida sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezantojmë,” shkruan Cana në foton ku shfaqet duke mbajtur të bijën në krahë.
Enkeleida erdhi në jetë tri ditë përpara se të qarkullonte lajmi se Monique dhe Loriku ishin bërë prindër për herë të dytë.