Lorik Cana na tregon tatuazhin e tij të fundit!

Showbiz

lorikcanatring
Lorik Cana, imazhi zyrtar i Tring, ka ndarë me fansat tatuazhin e tij më të ri. Në foton e publikuar prej tij, dallohet një datë e shënuar në krahun e tij. Gjithashtu, Loriku ka shkruajtur datën ekzakte me të cilën përkon tatuazhi i tij.

cana tatoo
Ish kapiteni i Kombëtares, që e ndiqni shpesh si të ftuar special në “Studio Uefa”, ka ri-treguar edhe një herë ndjenjën e tij të patriotizmit, ndjenjë të cilën e ka ri-bërë tatuazh në trup. 2 mars 1444 është data të cilën Loriku ka gdhendur dhe përkon me Kuvendin e Lezhës dhe krijimin e Besëlidhjes Shqiptare kur princërit u bashkuan kundër Perandorisë Osmane. Kujtojmë se Lorik Cana ka gjithashtu simbolin kombëtar, shqiponjën, tatuazh në shpatull.

loriku