Është transmetuar dje në Tring sfida Real Madrid – Juventus, një mbrëmje emocionuese e cila u finalizua me kalimin e skuadrës madrilenase në gjysmëfinale të Uefa Champions League. Sigurisht që në ekranin e Tring emocionet e eventit më të madh futbollistik nisin që në orën 20:00 në Studio Uefa, ku nuk mungonte i ftuari Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare.
Të gjithë ata që janë fansa të Lorikut në instagram apo edhe të bashkëshortes së tij Monica Ercoli kanë vëne re fotografinë e mëposhtme. Monica ka vendosur të vëre pak në lojë bashkëshortin e saj, e duket se Loriku ka qeshur me këtë postim dhe e ka shpërndarë edhe në profilin e tij.
Kujtojmë se ish kapiteni tashmë është imazh zyrtar i Tring dhe kemi fatin ta shohin në ekran të martave dhe të mërkurave në Studion e Uefa Champions League.