Lorik Cana do bëhet baba për herë të dytë? Futbollisti zbulon emrin..

Showbiz

cana baba
Në nje bisedë për arritjet e fundit, familjen dhe planet e së ardhmes Lorik Cana ka zbuluar se dëshiron shumë të bëhet sërish baba. Imazhi i Tring dhe ish kapiteni i kombëtares, nuk është rezervuar aspak për të treguar rreth jetës së tij private. “Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monika në fakt do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda”,-ka thënë ai. Siç duket Lorik dhe Monica duan të vazhdojnë traditën e vendosjes së emrave shqiptarë edhe në të ardhmen. Kujtojmë se Bojken është djali i parë i çiftit dhe ka ardhur në jetë tre vite më parë.