Lorik Cana dhe jeta e tij jashtë fushës së gjelbërt!

Showbiz

cana living
Këtë të shtunë në emisionin “My Living ” në Vizion Plus, i ftuar për të rrëfyer mbi stilin e jetës ishte imazhi i Tring, kapiteni legjendar i skuadrës Kombëtare të futbollit Lorik Cana. Loriku rrëfeu mbi jetën e tij pasi ka lënë sportin, për dietën strikte ushqimore , për pasionin e madh mbi makinat dhe formula uno, si dhe për marrëdhënien me bashkëshorten.

2 7
Arjon: Lorik përshëndetje, shumë falemindërit për kohën tënde, besoj se nuk të kam penguar. Je duke u bërë gati se do të shkosh në Champions, prandaj po përfitojmë nga rasti për të nisur takimin tonë dhe për të gjitha gjërat që kemi përgatitur për ty ?
Lorik: Të gjitha ato që jam i gatshmë të përgjigjem.
Arjon: Ndërkohë Lorik një pyetje shumë interesante që duam të dijmë, është se kush është Lorik-u jashtë fushës së gjelbërt ?
Lorik : Është i njëjti person, i njejti karakter më një kontekst të ndryshëm.
Arjon : Sa elementë mendon që i kishe në fushë dhe do të doje ti kishe dhe jashtë fushës por qe i ke humbur?
Lorik: Patjetër që futbolli e ka pjesën e betejës dhe ndërhyrjes fizike apo mënyrës se si ti shfaq energjinë tënde gjatë aktiviteteve, duke e vënë në dritë këtë pjesën e potencën. Por, potenca është dicka e brendshme dhe forca me e madhe e njeriut është potenca që ai ka në mendjen dhe në zemrën e tij.
Arjon: Sa vite ke që njihesh me bashkëshorten?
Lorik: Shtatë e gjysëm po hyjmë në të tetin.
Arjon Muca: A i pëlqen ajo këto element, i quan si virtyte apo defekte?
Lorik: Sportistët kanë shumë vlera që ose kanë trashëguar ose kanë krijuar, kanë disa vlera që në profesione të tjëra ose të ndryshme është e vështirë t’i gjesh. Patjetër që dhe faktori i personazhit publik bën atë të vetën.
Arjon : Pse të njihte e dinte kush ishe?
Lorik : Jo kur jemi takuar aspak, pastaj duke qëndruar bashkë e njeh dhe personin dhe sportistin.

5 3
Arjon : Më pëlqeu shumë fjala aspak, çfarë bëri Lorik apo bëri bashkëshortja që të të bëj për vete?
Lorik : Unë jam njohur me bashkëshorten në një restorant dhe thjeshtë mundësia për ta takuar apo për të patur mundësinë të kaloj kohë më të e krijova vetë. Në mënyrë indirekte krijova mundësinë që ajo të kishte nr tim të telefonit. Isha 99% i sigurt që do të më merrte, sepse ne jemi njohur në restorant. Ajo ishte komplet në anën e kundërt por sa herë që e vështroja, kthente shikimin. Ndodhi pas dy ditësh që më shkruajti dhe pastaj u lidhëm dhe kështu vazhdoi.
Arjon: Që në fillim e dije që do të ishte bashkëshortja ?
Lorik: Ka qënë një impakt i jashtëzakonshëm
Arjon : Shkëndija ama ndodhi në restorant ?
Lori: Pa fol fare.
Arjon : Tani do më thuash si reagoi kur e mori vesh një që ishe futbollist dhe dy që ishe shqiptar. Në fakt reagoi më shumë kur e kuptoi që isha futbollist. Por, gjithcka është bërë në mënyrë të thjeshtë pa siklete.
Arjon: Ne e dimë që futbollistët janë Don Zhuan-a, po ti ke qënë I tillë ?
Lorik : Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe.

7 3
Arjon: Ke patur një jetë aktive dhe përtej fushës së gjelbërt?
Lorik : Sa të më jepej mundësia se çdo gjë vërtitej rreth futbollit, 90% e aktiviteteve, ushiqmi, pushimi, udhetimet, grumbullime, ndeshja. Kohën e lirë dhe pushimet ishte e domosdoshme të hapje mendjen të merrje energji të reja. Gjithë ai fokus gjatë gjithë vitit është shumë e domosdoshme të shijosh dhe jetën.
Arjon: Ndërkohë cilat janë pasionet e tua ?
Lori: Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhetimët apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lëxoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave.
Arjon Muca: Më trego pak për të.
Lorik: Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua me ka pelqyer shume sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hypur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi
Arjon : Shpejtësia më e madhe që ke arritur në pistë ?
Lorik : Nuk i kam dhënë vetë por kam arritu deri në 350 km/h/
Arjon : Kur qënë i ri ke patur dhe ti, ato endrrat e tua automobilistike ? Arrite t’i realizoje ?
Lorik : Po arrita
Arjon: Cfare makine ishte ?
Lorik: Porche GTDRS. Unë jam një fans i madh, një porshist i vërtetë.
Arjon Ndryshuan pasionet kur u njohe me Monikën, të mbështeste ajo ?
Lorik: Jo pasionet kryesore nuk kanë ndryshuar.
Arjon: Po bashkëshortja kishte ende dëshirë që të ishe i shpejtë në makinë ?
Lorik: Fillon njihesh me gruan, krijon familje, makina sportive behet me familjare, pak sportive ende, por familjare. Fillon dhe ndërron mëndje, vete je më i kujdesshëm, nusja të bërtet “ Ki kujdes, ruhu”. Patjetër që që mnëyra e jetës ndiokon në mënyrë të jashtëzakonshme kur ke bashkëshorte dhe familje. Plus kam një bashkëshorte me një karakter shumë të fortë. E rëndësishme është që personi që kë prane të plotëson dhe të bën të lumtur.
Arjon : Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote ? Një ditë tipike ? Si është mengjesi ?
Lorik: në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e ti. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merreth gjysëm ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik per çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mengjesit.
Arjon: Kush e gatuan mëngjësin ?
Lorik Cana: Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.
Arjon: Cfarë han për mëngjes ?
Lorik: Fruta në mengjës, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mengjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime ( të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk haj karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.
Arjon: I lan enët ?
Lorik : Jo nuk I laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merrem me këto punë.
Arjon Muca: Po ama gatuan.
Lorik: Shumë pak.
Arjon: Cfarë do kishe gatuar ?
Lorik: Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salsë të thjeshtë me vaj ullir, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.
Arjon : Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri ?
Lorik : Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.
Arjon: Ndërkohë Monica dhe djali si e kanë pritur faktin që po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri ?
Lorik : Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi patur miq para se të vinim , që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për monikën dhe djalin ♪7shtë pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.
Arjon : Ka pasione djali ?
Lorik: Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cili do që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.
Arjon: Nëse do vendoste të behej futbollist ?
Lorik : Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.
Arjon : Sa gjuhë flet Lorik Cana ?
Lorik : Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mire, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam nje bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj sshumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.
Arjon: Po fakti qe di kaq shumë gjuhë, që ke kaq shumë informacion dhe që ke udhëtuar botën, të ka ndihmuar me Monica-n ?
Lorik: Absolutisht po. Ajo ka udhëtuar shumë por ka jetuar në Romë, në të njejtin vend, në të njëjtin komunitet, pjesë e ngritur e elitës romake. Ka udhëtuar shumë. Por, është ndryshe kur dikush ka udhëtuar dhe jetuar në vendet e ndryshme. Shoh që më ndjek dhe nuk e ka asnjë problem të udhëtojë. Shkojmë në Shqipëri ose ikim jetojmë në Francë, nuk e ka asnjë problem.
Arjon: Bësoj se marrëdhënie të mirë ke dhe më prindërit e Monica-s.
Lorik: Sigurisht.
Arjon : Ata si e pritën, si ndërvepruan me ty?
Lorik: Nëna e Monikës e kishte problem këtë pjesën e futbollistit, por që nga hera e parë që u takuam kjo gjë ndryshoi. Ata janë njërëz shumë të thjeshtë, të hapur, shumë të mirë. Kam një raport jashtëzakonisht shumë të mirë.
Arjon: Po kur hyri Monica në shtëpinë tënde ?
Lorik: Ajo hyri në një realitet tjëtër sepse hyri në familje të madhe që ishte e mësuar të rrinte gjithmonë bashkë. Pavarësisht që unë jam shkëputur prej tyre për shkak të aktiviteti që bëja, por momentet që kisha mundësi , mundohesha që të ribashkohesha me familjen. Per atë kanë qënë disa momente familjare që përjetohen në Italinë e Jugut, e re për të. Por, ajo ka patur mundësi të më ndihmojë dhe mua në ndërtimin e familjes së re, në zgjatimin e familjes së origjinës . Por, patjetër duke mbajtur gjithmonë pranë familjen e origjinës këtë pjesë që është e rëndësishme për ne shqiptarët. Ajo po mundohet të rrijë në këtë korrent tonin.
Arjon: Ke qënë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin ?
Lorik : Duhët të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mëyrë jashtëzakonsiht shumë pozitive dhe cilësore në mënyren si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjeter.
Arjon: Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projetin?
Lorik : Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutish në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj thashe pse jo, sepse për të bërë diçka në menyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëtea. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qënë ë kënaqur që kam pranuar sepse është jë punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.
Arjon: Faleminderit