Monica Ercoli dhe Lorik Cana kanë festuar sot 6-vjetorin e martesës së tyre. Në këtë ditë speciale për dyshen, Monica ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit momentet më të bukura të ceremonisë me anë të disa videove në ‘Instastory’.
Që nga momenti i altarit ku Monicën e ka shoqëruar i ati e deri tek festa deri në orët e para të mëngjesit, Ercoli ka sjellë një nga panoramat më të bukura të ditës së saj më të veçantë.