Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monique, janë bërë prindër për herë të dytë! Vajza e tyre me emrin Enkelejda ka ardhur në jetë dje, me 17 Janar.
Cifti nuk ka publikuar ende asnjë foto në rrjete sociale, por thuhet se pjesetarja e re i është bashkuar familjes ditën e djeshme. Ato kanë edhe një djalë 4 vjeç, Boiken.
Emri i vajzës është vendosur përpara se ato të merrnin vesh për lajmin e shtatzanisë dhe është një emër shqiptar, pasi për Lorik-un është e rëndësishme në mënyrë që të kemi një vazhdimësi dhe ruajtje të traditës së bukur shqiptare.