Loredana nën hetim, Getinjo bën deklaratën publike!

Showbiz

Lajmet rreth arrestimit të reperes shqiptare, Loredana, morën vëmendjen e të gjithë mediave këto dy ditë. Pavarësisht kësaj dyshja e njohur, Loredana dhe Mozzik zgjodhën të mos reagojnë, përpos faktit se bllokuan komentet në rrjetet e tyre sociale.Megjithatë Getinjo nuk ka qëndruar pa reaguar, duke publikuar disa ‘Instastory’ në ‘Instagram’. Getinjo ka ndarë me të gjithë fansat e tij një foto bashkangjitur së cilës ka shkruar:

“Njeriu është i fortë, të gjitha i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po po të gjitha i përballon njeriu. Bravo për këtë planprogram, na keni goditur fort, ja keni arritur. Por kurrë s’do arrini të na ndalni, kurrë s’do arrini të na shikoni të shkatërruar, kurrë. Ju do xhaxhi Get shumë, ju pafsha aty ku doni të më shihni”.Mesa duket reperi nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar edhe njëherë, pasi kujtojmë se kjo është hera e 2-të që ai publikon në ‘Instastory-n’ e tij. Ditën e djeshme ai ndau një reagim të vetin, duke shkruar se të gjithë armiqtë dëshirojnë të jetë ngjarja ashtu siç është përfolur.Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta rreth kësaj çështjeje, por gjithçka pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë artistët.