Loredana është në fillimet e karrierës së saj si këngëtare. Vitin që kaloi, ajo u bë mama për herë të parë, por si ajo dhe partneri i saj Mozzik, nuk i lanë pas dore projektet e reja në muzikë. Që pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, të dy kanë bërë shumë koncerte dhe Loredana duket se është kthyer shpejt në formë.
Ditën e sotme, ajo publikoi një foto në ‘Instastory’ ku dukej me një ‘look’ ndryshe, me flokë shumë të gjatë. Këngëtarja i ka qëndruar gjithmonë besnike një modeli flokësh, por mesa duket këtë herë ka vendosur të eksperimentojë me pamjen e saj.