Loredana i rikthehet formave perfekte, vetëm pak kohë pas lindjes!

Showbiz

loredanca
Në dhjetor të vitit që lamë pas, modelja dhe këngëtarja, Loredana Zefi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe mjaft të ëmbël, të cilën e pagëzoi me emrin Hana. Këngëtarja preferoi që pritjen e ëmbël ta mbante larg vëmendjes mediatike dhe në rrjetet sociale publikonte foto vetëm të fytyrës së saj, duke shmangur pjesët e trupit.

Screenshot 71

Megjithatë pas lindjes, ajo është treguar më e hapur me ndjekësit dhe herë pas here ndan me ta në rrjetet sociale momente që kalon me vogëlushen. Por deri më tani nuk kishte treguar asnjë foto të plotë të trupit të saj, duke i bërë të gjithë kuriozë të shihnin si dukej modelja pas lindjes.Së fundmi pas shumë kohësh, ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër ku zbulon edhe ndryshimet fizike që ka pësuar trupi pas lindjes. Loredana shfaqet në formë perfekte dhe duket se do i duhet shumë pak kohë që trupi i saj të kthehet ashtu si ka qenë.

Screenshot 68